Romani “I Huaji” u botua në vitin 1942. Ai është vlerësuar nga kritika si një ndër romanet franceze më të rëndësishme të shekullit të XX. Ky roman i dha impuls lindjes së letërsisë së absurdit të viteve `50-`60.
Subjekti i romanit “I Huaji”:
Heroi kryesor i romanit Mersoi merr një telegram ku njoftohet vdekja e së ëmës. Pas kësaj ngjarjet në roman ndjekin një rrjedhë fatale drejt vdekjes. Pas vdekjes së nënës, vijnë dy të tjera, ajo e arabit në fund të pjesës së parë i cili vritet aksidentalisht nga Mersoi dhe vdekja e vetë Mersoit në fund të romanit. Ndërkohë mes tri vekjeve ndodhin fare pak gjëra, por ato mjaftojnë për të plotësuar tablon e përgjithshme. Rrëfimi thuret me fjali të thjeshta e gjykime të shkurtra, që fshehin me kujdes tensionin e brendshëm, që buron nga prania e vdekjes.
Struktura e romanit “I Huaji”:
Romani përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë Mersoi i sheh gjërat kryesisht me syrin e vetë. Në pjesën e dytë ai detyrohet ta shohë veten me sytë e të tjerëve.
Rrëfimi i romanit “I Huaji”:
“I HUAJI” solli risi në mënyrën e rrëfimit.
Rrëfimi bëhet në vetën e parë nga heroi kryesor.
Autori tërhiqet mënjanë.
Heroi rrëfen thjeshtë, sinqerisht dhe pa asnjë koment.
Të krijohet përshtypja se rrëfimi ndodh në momentin kur ndodh ngjarja.
Rrëfimi nuk kërkon të emocionojë lexuesin.
Ngacmon ndjeshmërinë dhe zgjon tek ai sensin e gjykimit.
Mesazhi i këtij romani:
Autori tërhiqet mënjanë.
Heroi rrëfen thjeshtë, sinqerisht dhe pa asnjë koment.
Të krijohet përshtypja se rrëfimi ndodh në momentin kur ndodh ngjarja.
Rrëfimi nuk kërkon të emocionojë lexuesin.
Ngacmon ndjeshmërinë dhe zgjon tek ai sensin e gjykimit.
Mesazhi i këtij romani:
Njeriu duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta, rëndësi ka cfarë jete bëjmë dhe si e jetojmë atë. Njeriut i mungon liria, e cila i kufizohet qoftë nga rrethanat objektive, po ashtu edhe nga ato subjektive.
No comments:
Post a Comment