Blog Archive

12 April 2020

Naim Frasheri

1)si autor ideal.
Nga studiuesit dhe populli eshte cilesuar si bilbil i gjuhes shqipe,per veprimatir didaktike eshte mesues i popullit.Per poezite e shkruara eshte poeti yne kombetar.Karakteristike e poezise se tij eshte lirizmi,para Poradecit eshte vleresuar si liriku me i madh.Naim Frasheri eshte krijuesi i pare i poezise filozofike ne letersine shqipe,jo ne kuptimin e shprehjes por te vjersherimit  te koncepteve te njohura pra nuk eshte filozof poet por poet filozof.
2)Faktoret e formimit.
a)te paret ndikuan ne formimin e Naim Frasherit si poet qysh femije ishin mesuesit e tij bektashinj,nje pjese e te cileve ishin njohes dhe poet oriental.Keta dhane njohuri per poezine persina turke te poeteve si Sadiu,Ramiu,Fuzudiu.
b)ndikoi shume studimi tek gjimnazi Zosimea ne Janine ku krahas njohjes se 4 gjuheve te huaja pervetesoi dhe arritjet me te mira te poezise romantike te perendimit se dhe te autoreve iluministe.
c)pjesemarrja ne veprimtarite atdhetare te kohes si dhe njohja e njerezve te thjesht i dha fryme atdhetare popullore dhe kombetare.
3)Krijimtaria.
a)Bageti e Bujqesi (poeme lirike e pare e shkruar ne shqip)
b)Enderrimet(vellim poetik persisht)
c)Lulet e veres (vellim poetik shqip)
d)Histori e Skenderbeut( poeme epiko heroike)
e)Qerbelaja(epiko fetare)
4)Motivet e poezise.
a)filozofik
b)atdhetar
c)erotik
Cikli Bukuria eshte pjese e vellimit poetik "Lulet e veres",quhet cikel sepse perbehet nga 16 pjese,pjeset nuk lidhen me linje narrative por me shprehjen ne forma te ndryshme per ndjenjen erotike.Ky cikel perben nje nga majat e erotikes shqiptare dhe ka ndikuar dhe tek poetet pasardhes qe e kane trajtuar kete si Lasgush Poradeci,Ali Asllani.
Erotika ne kete cikel jepet ne dy drejtime:
-erotike(dashuri hyjnore)
-erotike(dashuri tokesore)
Poeti krijon lidhjen treshe midis bukurise,dashurise dhe perendise.Keto tre koncepte lidhen ne forme te tille:perendia eshte krijuese e bukurise dhe e harmonise ne gjithesi,harmonia ne gjithesi animizohet si nje dashuri midis pjeseve te universit.Bukuria ka lidhje te forta me dashurine dhe ketu poeti zbret nga qielli ne toke,sipas tij cdo gje e bukur eshte krijuar nga zoti per tu dashuruar ndersa dashuria ska kuptim pa bukurine.Poeti e shikon ate ne nje  plan te gjere,ajo sjell dashuri ne aspektet atdhetare moral dhe erotik.Harmonia midis njerezve eshte bekimi i zotit dhe njerezia sa me afer perendise te jete aq me i bukur dhe i pranueshem behet.Femra ne cikel jepet origjinale por ne dallim nga Çajupi jo shume e dallueshme etnikisht.Kjo per faktin se Naimi e jep ate ne plan te pergjithshem me cilesi te paidentifikuara,ska moshe,ajo nuk plaket eshte e njejte si karakter  fizik e levizje.Nuk behet zberthimi shpirteror por aparenca.

No comments:

Post a Comment

Fonetike

Fjala fonetike vjen nga greqishtja e vjeter. Fonetika eshte dege e gjuhesise qe studion mjetet tingullore te nje gjuhe si theksin,intonaci...