Blog Archive

13 April 2020

Fonetike

Fjala fonetike vjen nga greqishtja e vjeter.
Fonetika eshte dege e gjuhesise qe studion mjetet tingullore te nje gjuhe si theksin,intonacionin dhe vecorite e shqiptimit te tingujve te gjuhes.Tingujt jane shume te rendesishem sepse fale kombinimit te tyre ne mund te krijojme rrokje,fjale,grupe fjalesh dhe fjali.Tingujt jane si tullat ne nje ndertese prandaj edhe eshte e rendesishme ti njohim e ti dallojme.
Theksi i fjales eshte dallimi me ane te zerit te njeres prej rrokjeve te saj.Rrokja ku ben pjese kjo zanorja quhet rrokje e theksuar.
Ne fjalet e perbera dhe te perngjitura theksi bie mbi temen e fundit.
Ne gjuhen shqipe theksi mund te bjere mbi rrokje te ndryshme por ne me te shumten e rasteve rrokja e theksuar eshte rrokja e parafundit e nje fjale.
Ekzistojne edhe disa fjale qe nuk marrin theks.Ato jane disa fjale njerrokeshe,qe qendrojne pas ose para fjaleve te tjera:trajtat e shkurtra,parafjalet  dhe lidhezat.

Ese -Shoqja ime ..........

Tema:Shoqja ime e ngushte.....
Kur erdha per here te pare  ne kete shkolle rashe ne nje klase me 11 vajza dhe 20 djem,midis ketyre vajzave une njoha nje mike shume te mire,me kuptonte ne cdo moment kur une isha keq dhe me keshillonte.Takimi jone u be ne klasen e X-F,kati i trete,klasa me pamje nga mbrapa shkolles.Mikja ime eshte e gjate,brune,me sy kafe,me nje trup pak te shendoshe.Mosha kuptohet seshte nevoja ta permend.Menyra e veshjes se saj anon nga klasikja e perzier me sportiven.Ajo pelqen te ngushtat pak edhe te gjerat.
Ajo eshte nje tip qe preket shpejt,por humori e ndjek kudo,e perballon cdo debat me te qeshur,vetem grindjet e renda e bejne ate nje tip te merzitshem,vetem lot shikon ne syte e saj edhe ne keto momente qe une po shkruaj per te.Menyra e te folurit te saj eshte pak filozofike dhe krahasimin e personave e ben duke perdorur figura letrare.Ne debate perdor duart dhe flet me to.Ne nje debat qe kam qene dhe une e pranishme,une se prisja te futej te me ndihmonte dhe ajo u perball me njeren nga vajzat qe une grindesha  dhe me fjalet e saj e beri qe ajo te mos fliste me por  te largohej duke e lene ne mes fjalen.Tek ajo une pelqej menyren se si debaton dhe si akomodohet ne shoqeri,Zakoni me i vecant qe ajo ka eshte qe rralle here mund te vinte ne oren 07:45 ne shkolle por gjithmone me vonese,rralle ishte dita kur vinte ne 07:30 dhe ngjitej ne klase,ulej ne dritare dhe hante cokollate.
Interesi kryesor i saj ishte te shkruante dhe ajo vazhdon te shkruaj poezi,vargje te lira,histori te shkurtra madje edhe tani qe eshte larg meje  dhe shokeve e shoqeve te klases ajo vazhdon shkruan dhe per kete klase ajo ka shkruar poezi per secilin nga ne,madje dhe per stafin e mesuesve .
Ajo preferon te lexoje romane.
Deshira e saj eshte te mbaroje shkollen e larte per inxhinieri elektronike dhe ne te jemi me te gjate studimeve te saj dhe ajo te jete prane nesh per studimet tona.I pelqen te kerceje,por kercimin qe ajo pelqen eshte vallja popullore,me nje fjale ajo e "qan" ate.
Ajo qe na lidh ne te dyjave eshte leximi i librave,realizimi i aventurave dhe perballja me kedo qe ndeshim dhe na pengon,po ashtu te perbashket kemi edhe menyren e te komunikuarit dhe "qetesine"qe gjejme tek njera tjetra ne situata te veshtira.
Marredhenia ime me te ishte dhe do te jete akoma edhe me e lidhur.Ajo eshte dhe do te jete mikja ime me e mire edhe pse kam nje tjeter me te cilen une ndaj bangen dhe te dyja kemi mikeshe te njejte.Mikja ime eshte si nje moter...Ajo ishte ambientuar me shoqet qe une kisha para saj po ashtu edhe une.Kur flasim ne telefon i tregojme njera tjetres cmendurite e dites qe kemi kaluar.Keshillojme njera-tjetren dhe i korrigjojme njera-tjetres gabimet dhe kur ndahemi i urojme njera-tjetres dite te kendshme dhe realizimin e synimeve qe ke per neser.
Shoqja ime.....Sikur te me kerkohej te shkruaja edhe me gjate do ta beja....Te njohesh miken time duhet te jesh futur ne boten e saj...por po e mbyll me thenien e saj:"BOTA ESHTE PORTOKALLE,CDO E MIRE KA NJE TE LIGE DHE CDO E LIGE ESHTE PARANDJENJE PER LUMTURI."

12 April 2020

ESE-Dhimbja

Tema:"E di qe eshte pune e rende t'ju mbush mendjen qe te mos hidheroheni per dhimbjet tuaja"

Per cdo njeri nuk eshte e lehte te perzgjedhe fjalen e duhur per lehtesimin e dhimbjes te sado pak te tjetrit.Ne jeten e perditshme ndeshemi me situata te ndryshme qe kalojne shoket dhe shoqet tona por edhe vete ne.Te ngushellosh mikeshen,shoqen apo shoket eshte ti japesh kurajo te eci perpara nga ai/ajo qe ka humbur,te kujtoje vetem momentet e bukura qe ka kaluar me te.Por eshte shume e rende sot qofte te humbasesh nje familjar/te aferm po ashtu edhe nje shok/shoqe.Edhe nese kalon nje tragjedi tjeter eshte veshtire te ecesh perpara por duhet shume force dhe ti mikja ime forcen e ke,e guximshme je,keshtu qe dhimbjen kaloje avash avash por mendo qe perpara ke nje tjeter jete plot gjalleri qe te pret,ke familjaret qe te duan,ke shoqerine qe te do dhe te mbeshtet,keshtu e forte sic je ti ec perpara,mendo per te ardhmen dhe gjerat e bukura qe po te presin.Sepse nese do te mbyllesh ne vetmi dhe dhimbje do te te duket jeta kot pa kuptim dhe kur dikush te te keshilloje do te te duket sikur te flet kot por jo,ai te flet per te miren tende sepse te do.
Ndaj dhimbjen ktheje ne force dhe mendo gjerat e bukura qe te sjell jeta e cdo moment i lumtur.
Buzeqesh perhere sepse i percjell pozitivitet dhe energji dhe atyre qe akoma kane nevoje per prezencen tende.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike VARIANTI B

MATEMATIKË (GJIMNAZI) VARIANTI B

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike

MATEMATIKË (GJIMNAZI)

PROVIMET KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË GJUHA SHQIPE DHE MATEMATIKA klasa IX

M A T U R A S H T E T Ë R O R E 2 0 1 9 TESTE DHE SKEMA VLERËSIMI Gjuhët e huaja, matematikë, lëndë me zgjedhje (për gjimnazin) Për të gjithë nxënësit dhe mësuesit në arsimin e mesëm të lartë

Jeronim De Rada (1814-1903)

1)si autori ideal,përbën nje nga tri shtyllat e letersise se Rilindjes Kombetare.Eshte poeti kryesor i arberesheve te Italise.Ka krijuar me sukses te tri llojet e poemave romantike:-liriko epike,epiko lirike,epike.Eshte romantiku shqiptar qe u prezantua i pari ne boten e jashtme qe shprehet ne vleresimet e Hygoit dhe Lamartinit.
2)Faktoret e formimit.
Studimet ne kolegjin e Shen Adrianit i dhane mundesine te njihej me letersine greko-romake dhe me letersine bashkekohore.
Dashuria me vajzen e bariut te fshatit u be shtysa e krijimit te figures se Rines tek kenga e MIlosaos.
Njohja dhe shfrytezimi i kengeve popullore arbereshe kryesisht i lirikave dhe baladave.
3)Veprat kryesore letrare:
1)Kenget e Milosaos poeme epiko lirike
2)Serafina Topia poeme epiko lirike
3)Skenderbeu i pafat poeme epike
4)Rapsodi te nje poeti arberesh permbledhje folklorike.
1)Kenget e Milosaos eshte vepra e pare e poetit dhe krijimi i pare artistiki letersise se Rilindjes Kombetare,u botua ne vitin 1836.Poema e merr ngjarjen nga shek.XV qe perkon me vitet 7 qershor 1405 deri 7 maj 1423.Kete periudhe autori e quan qendresen e shqiptareve nga sulmuesit otoman.
5)Vleresimet.
Kadare:"Per vitalitetin dhe pavdekesine e nje populli".
Çabej:"Eshte nje nder te paktat vepra te literatures shqipe me te cilen u perfaqesuam ne literaturen boterore."
6)Struktura.
Perbehet nga 30 kenge dhe ka nje linje subjekti,ate te Milosaos.Kjo ben qe kompozicionaliteti te ndertohet ne formen gocentrike ku te gjithe personazhet dytesore jane ne funksion te kryesorit.Struktura e personazheve eshte:Milosao kryepersonazh,Rina personazh dytesor,Zonja e madhe dhe motra e Milosaos jane personazhe figurante.
7)Tematika dhe idete:
Tema:dashuria midis te rinjve nga klasa te ndryshme shoqerore si dhe detyra e çdo arbereshi ndaj rrezikut te atdheut,kjo ilustrohet ne linjen Milosao Rine dhe Milosao Zonje e madhe.
Ideja:Nuk mund te zgjase lumturia familjare kur atdheu eshte ne rrezik.Ilustrohet ne takimet e personazheve tek tri vdekje:e femijes,e Rines dhe vrasja e Milosaos.
Nje ide tjeter e poemes eshte me vlera demokratike per autorin,shpreh mendimin se njerezit ne shoqeri  duhet te jene te barabarte dhe te mos kene paragjykime klasore dhe kjo jepet tek Zonja e madhe me Rinen.
Ide tjeter e rendesishme eshte e karakterit filozofik e riperteritjes se vazhdueshme se jetes e bashke me te dhedhe e bukurise e dashurise.Autori levizjen e rrefimit e realizon ne forme simbolike duke u mbeshtetur ne levizjen stinore te vitit e perqasur kjo me jeten e njeriut.

Antonimet


HYRJE
ANTONIMET NË GJUHËN SHQIPE
·         Koncepti  për antonimine si dukuri gjuhësore
·         Përkufizimi sipas kritereve të ndryshme.
·         Kriteri semantik
·         Përkufizimi sipas kriterit leksikor
·         Kategorizimi sipas kriterit të konfigurimit
·         Papajtueshmëria dhe antonimia
·         Antonimia dhe mohimi
·         Antonimia dhe shkallëzimi
·         Antonimet në FGJSSH të vitit 1980

 Objekti i punimit dhe hipotezat
 Pse e studiojmë antoniminë? Përgjigjja më e thjeshtë do të ishte, se ajo ekziston në gjuhë. Sipas Cruse, “antonimia është një nga marrëdhëniet kuptimore më të perceptueshme”.
·        Shumë shembuj antonimie rrënjosen thellësisht në mendjen tonë, që nga fëmijëria. Të kundërtat mësohen shpejt dhe harrohen rrallë.Sikurse Cruse vë në dukje, “të kundërtat kanë një magjepsje të veçantë dhe kanë cilësi të cilat mund të duken paradoksale”.
·         Për shembull, po të konsiderojmë afërsinë dhe distancën nga njëra-tjetra të fjalëve të kundërta, vëmë re se kuptimet e fjalëve në një çift të kundërt ndihen në mënyrë intuitive se janë maksimalisht të ndara. Prandaj ka një ide të përgjithshme se fuqia e bashkimit të të kundërtave është një fuqi magjike, një tipar hyjnor apo një tipar i gjendjes mendore si rezultat i një meditimi të thellë…”.
·         Studimi i çështjes së antonimisë tek mbiemrat dhe foljet në gjuhën angleze dhe atë shqipe ka ngjallur interesin tonë, pasi mendohet që ky problem është i rëndësishëm nga pikëpamja gjuhësore, leksikografike dhe leksiko-semantike. Po ashtu, propozimi i temës vjen si nevojë e studimeve më të thelluara në fushën e gjuhësisë. Gjatë këtij procesi, është konstatuar, se krahas çështjeve që lidhen me antoniminë në një aspekt të përgjithshëm, klasa e mbiemrave dhe e foljeve paraqesin interes të veçantë studimi në korpusin e antonimeve në gjuhën shqipe dhe angleze.
·          Qëllimi kryesor i këtij studimi është të analizojë antoniminë si dukuri leksikosemantike dhe gramatikore në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe problemet që lidhen me afritë dhe dallimet e antonimeve në këto dy gjuhë.
Hipotezat e këtij studimi:
A është antonimia njësi semantike aq sa edhe leksikore?
-A mund të studiohet antonimia si lidhje sintagmatike, e jo vetëm paradigmatike?
Ø  A është raporti i antonimisë me sinoniminë një tregues i lidhjes së të kundërtave dhe të ngjashmeve në gjuhë? 
A ekziston një lidhje midis antonimisë dhe polisemisë në gjuhë?
Ø  A shërben antonimia si mjet i dobishëm në komunikim?
Struktura e punimit
Do të përqendrohemi tek antonimet në gjuhën shqipe. Kështu, do të ndalemi tek historiku, terminologjia, përkufizimi, burimet, e antonimeve. Do të trajtojmë përkufizimin në mënyrë më të detajuar duke u përqendruar tek kriteret semantike, leksikore, të konfigurimit, etj. Më tej do të ndalemi tek antonimet dhe problematikat e tyre të cilat lidhen me natyrën e kundërvënies, papajtueshmërinë, mohimin, shkallëzimin, etj. Një vënd të rëndësishëm në këtë kapitull, zë edhe marrëdhënia e antonimisë me sinoniminë dhe poliseminë.

Koncepti  për antoniminë si dukuri gjuhësore
Nëpër  gramatika,tekste të ndryshme  shkollore  dhe  nëpër   fjalorë    shqipes  e    huaj,antonimet përkufizohen  si <<fjalë  me  kuptim    kundërt>>ose  si  fjalë    kundërvihen  nga kuptimi.Pas  këtij  përkufizimi  jepen  shembuj  me cifte  antonimesh    zakonshme,si i mirë-i keq,i madh-i vogël,trim-frikacak,hap-mbyll,marr-jap,dritë-errësirë,bindje-mosbindje,gëzim-hidherim,poshtë-lart etj.
Antonimia  trajohet e bazuar gjithnjë në“kundërvënien  e  kuptimeve të  fjalëve”;karakteri  i kundërt  i kuptimeve të fjalëve dhe kundërvënia e tyre vihet në themel të përkufizimit të antonimeve.Termat “kundërvënie” dhe  “kuptim  i kundërt”dalin si elementë të domosdoshme të përkufizimit të  antonimeve,por ata nuk janë zbërthyer qartë deri  më tani,madje janë kuptuar dhe në mënyra të ndryshme nga gjuhëtaret.Shpesh here ky “kuptim i kundërt” dhe kjo “kundërvënie”kuptohet ngushtë,vetëm si pozicion ose si mohim.Ka mjaft raste,në fjalorë të gjuhës shqipe e të huaj si dhe në tekste shkollore,ku antonimet përkufizohen si fjalë me kuptime të ndryshme dhe që shënojnë cilësi të kundërta,karakteristike vetëm për mbiemrat cilësorë,si fjalë korelative të tipit vëlla-motër,si fjalë qe shënojnë veprime të kundërta ose si fjalë që duhet të jenë medoemos me rrënjë të ndryshme.Në raste të tilla vihet re një kuptim jo i qartë e jo i plotë,herë mjaft i ngushtë e herë tepër i gjerë,për antoniminë.Kjo tregon se mungon një përcaktim unik e shkencor për të;koncepti  për antoniminë dhe antonimet ka nevojë të plotësohet e të saktësohet.
është e qartë se dy fjalë që të quhën antonime nuk mjafton që ato të kenë vetëm kuptime të ndryshme.Kur themi se fjalët hap-mbyll  janë antonime,kjo do të thotëe se kuptimet e tyre leksikore janë jo vetëm të ndryshme por edhe të kundërta,kundërvënia e të cilave trupëzohet a realizohet në thëniet;hap derën-mbyll derën,hap shishen-mbyll shishen,hap çadrën-mbyll çadren,hap dritën-mbyll dritën etj,ku duket fare mirë se fjalët antonime mund të zëvendësojnë njera-tjetrën dhe të lidhen me të njejtën fjalë.Pra marrëdhëniet e kundërvënies së një fjale me një tjetër lindin gjithnjë  midis kuptimeve leksikore të  kundërta e të mëvetësishme.Sipas llojit të këtyre marrëdhënieve përcaktohet edhe antonimia,kuptimi i së cilës si term nuk është plotësisht i njëjtë me atë të fjalës kundërvënie.Fjala kundërvënie shënon një kuptim që lidhet me veprimin e shprehur nga foljet kundërvë e kundërvihet,si dhe me marrëdhëniet a me raport ndërmjet dy a me shume sendeve a dukurive që janë kundërvëne.Në këtë mënyrë antonimia është kundërvënie leksiko-semantike,kurse kundërvënia është një koncept më i gjere;ajo shpreh dhe raporte midis fjalëve ose midis njësive të tjera të gjuhës,që nuk janë antonime.Antonimia del keshtu si dukuri e kuptimeve leksikore të fjalëve;ajo shpreh marrëdhënie kundërvënieje semantike ndërmjet fjalëve që janë të njëjta nga pikëpamja e kategorisë leksiko-gramatikore por fonetikisht të ndryshme.
Kundëervenie  kuptimesh vëmë re edhe ndërmjet togfjalëshave të qëndrueshëm a frazeologjik,si më ngriu gjaku-më shkriu gjaku,e solli kokën-këputi qafën etj.Në të gjitha çiftet antonimike të lart përmendura,karakteri i kundërt i kuptimeve ose kundërvënia e tyre i lidh aq ngusht fjalët antonime me njëra tjetrën saqë çdo njëra prej tyre duket sikur nuk mund të kuptohet dot pa tjetrën.
Në disa çifte antonimike ,mohimi i kuptimit të njërës fjalë mund të përmbahet tek tjetra,por ai nuk mjafton për të pohuar të kundërtën;ky mohim mund të mos zbulojë aspak kuptimin e antonimit të tij;p.sh.ne çiftet antonimike jap-marr,pyes-përgjigjem,vij-iki,dashuroj-urrej,kuptimi i togfjalëshit ose i thenies nuk jap nuk na sjell ndërmend kuptimin e fjalës marr,anasjelltas nuk marr nuk do të thotë se jap.Po keshtu,nuk pyes nuk do të thotë se përgjigjem dhe nuk dashuroj nuk do të thotë se urrej;prandaj mohimi,si tregues i antonimisë leksikore e frazeologjike në gjuhën shqipe,ashtu sikurse edhe në gjuhë të tjera ka karakter relativ;vlera e tij,si karakteristikë e antonimeve del më e qartë në kontekst.
Parametri i parë dhe kryesor,i cili duhet të kihet parasysh edhe për përcaktimin e antonimeve shqipe nuk eshte mohimi,por karakteri i kundeërt i kuptimeve të fjalëve dhe të togfjalëshave të qëndrueshëm,mundësia e aftësia e fjalëve dhe e njësive frazeologjike për tiu kundërvënë njëra-tjetrës në kuptimin e tyre pohues;në qofte se kjo mundesi nuk ekziston atëherë ato nuk mund të quhen antonime.Elementi themelor i kundërvënies se tyre është pohimi i një kuptimi leksikor të caktuar;ky element pohues vihet re dhe tek fjalët antonime me parashtesa mohuese.Mohimi është i pranishëm edhe tek fjale të tjera pa keto parashtesa por ai nuk eshte tregues i domosdoshem dhe i vetëm i karakterit të kuptimeve të tyre.Në qoftë se mohimi i një fjalë na sjell ndërmend një tjetër,kjo nuk do te thotëe se ato janëe antonime.Kundërvënia me baze gjininë natyrore(ose gramatikore),si p.sh.vëlla-moter,pulë-gjel.dele-dash,dhi-cjap etj.,nuk është një kundërvënie e vërtetë(antonimike),sepse atyre fjalëve u mungojnë dhe përbërësit kuptimorë mirëfilli të kundërt,prania e të cilëve,siç do te shihet me hollësisht edhe gjatë analizës semantike të antonimeve në gjuhën shqipe,luan rolin kryesor për kundërvënien e tyre nga kuptimi,për përcaktimin e tyre si antonime,si dhe për përcaktimin e shkallës së antonimisë.
Parametri i dytë i rëndësishëm i cili duhet të kihet parasysh për përcaktimin e antonimeve është boshti I përbashkët semantik që I lidh a bashkon fjalët ose dy gjymtyrët e një çifti antonimik me njëra tjetrën.Kështu,p.sh.,fjalët i gjatë-i shkurtër,i gjerë –i ngushtë etj.janë antonime,sepse përveç kuptimeve të kundërta që kundërvihen,kanë si bosht lidhës përmasat në hapësirë të sendit a të frymorit të cilësuar nga këta mbiemra;fjalët jug-veri,negativ-pozitiv lidhen automatikisht nga kuptimi sepse që të dyja shënojnë pole(të kundërta)gjeografike ose elektrike,kurse antonimet vij-iki shënojnë lëvizje të njeriut ose të kafshëve,por në drejtime të kundërta.Edhe fjalët e bardhë-e zezë janë antonime me kuptime krejt të kundërta;por që të dyja kanë edhe një bosht semantik të njëjtë,sepse shënojnë ngjyrë.Pra antonimet  përveç elementeve dalluese,që përcaktojnë kundërvënien e tyre,kanë edhe elemente të përbashkëta,të cilat i gjejmë pikërisht në ketë bosht semantik mjaft të abstraguar e të përgjithësuar,që i lidh ato nga kuptimi.
Parametri i tretë,i cili mund te merret si parametër plotësues për përcaktimin e antonimeve në çdo gjuhe,është mundësia e krahasimit midis tyre nga kuptimi.Në përgjithësi,kuptimet e fjalëve antonime,ashtu si dhe konceptet e shënuara prej tyre,janë të krahasueshme;mundësia e krahasimit i fut ato në marrëdhënie kundërvënieje.Ky parametër është më i qartë për antonimet mbiemra e ndajfolje(pak-shumë,mirë-keq)që kanë edhe shkallë krahasimi të barazisë,të sipërisë etj.
Midis fjalëve antonime ekziston edhe një shkallë e caktuar kundërvënieje;ky tregues është një karakteristikë e përgjithshme pothuaj e të gjitha antonimeve dhe mund të merret si parametri i katërt,që duhet pasur parasysh për përcaktimin e karakterit antonimik.Kundërvënia midis tyre nga kuptimi,ashtu sikunder shihet më hollësisht për antonimet shqipe,nuk është e njëjtë në të gjitha çiftet;në çifte të ndryshme antonimike kundërvënia diku është më e fortë dhe diku më e dobët,kjo varet nga semantika dhe struktura formale e fjalëve antonime,nga vlerat inherente të vetë fjalëve a njësive frazeologjike.Ekzistenca e shkallëzimit bën që disa prej gjymtyrëve të çifteve antonimike të kenë një polarizim e ekstremitet me të madh se të tjerat;në bazë të këtij tipari bëhet edhe klasifikimi i tyre në antonime të mirëfillta skajore e jo të mirëfillta.
Një tipar i antonimeve që lidhet me parametrat që përcaktojnë antoniminë,është edhe vetia a aftesia që kanë gjymtyrët e një çifti antonimik për tu lidhur nga ana semantike e gramatikore me të njëjtën fjalë ose nga ana logjike me të njëjtin subjekt.Ekzistenca e këtij tipari bën të mundur a lejon edhe realizimin ose zbatimin e parametrave të lart përmendur;në qoftë se nuk do të ishte e mundur lidhja e antonimeve me të njëjtën fjalë nga ana semantike e gramatikore ose me të njëjtin subjekt nga ana logjike,nuk do të ishte e mundur as krahasimi,as gradacioni midis tyre.
Më në fund,që të jenë antonime duhet që ato nga pikëpamja e kategorisë leksiko-gramatikore të jenë homogjene domethënë pjesë të njëjta të ligjëratës;nëse fjalët nuk janë pjesë të njëjta të ligjërates,ato nuk mund të quhen antonime;kështu p.sh. fjalët hyj-dalje ose hyrje-dal,që nuk i përkasin së njëjtës kategorie leksiko-gramatikore,nuk janë antonime,megjithëse në përmbajtjen e tyre mund të ketë,nga ana logjike,elemente kundërvënieje,që lidhen me dy proçese veprimi të kundërta.
Antonimet mund të jenë fjalë fonetikisht pothuaj të ndryshme(afroj-largoj,gjatësi-gjerësi,dredh-shpërdredh)ose krejt të ndryshme(dashuroj-urrej,poshtë-lart),por,kompleksi fonetik nuk është kriter,parameter ose kusht i domosdoshem,që ato të quhen apo të mos quhen antonime.
Mund të përfundohet se antonimet,ashtu sikurse sinonimet,janë gjymtyrë të një grupi a vargu tematik ose element të një fushe semantike,por të lidhura nga karakteri i kundërt i kuptimeve të tyre.Si gjymtyre të këtij grupi tematik ato kanë edhe një bosht të përbashkët semantik,në skajet e të cilit qëndrojnë kuptimet e tyre,ato kane cilësinë të qëndrojnë zakonisht afër njëra-tjetrës në togfjalësha e në fjali ose në fraza a periudha me të gjata;ato rrënjosen në ndërgjegjen e atij që flet ose shkruan si çifte fjalësh,të cilat mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën në të njëjtin kontekst sintaksor.
Antonimia,si një kategori gjuhësore,është shprehje e marrëdhënieve a e raporteve të kundërvënies midis kuptimeve a varianteve leksiko semantike të fjalëve ose të togfjalëshave të qëndrueshëm.Në themel të antonimisë qëndron kundërvënia semantike e fjalëve,prandaj nganjëherë ajo quhet edhe antonimi leksikore,për ta dalluar nga antonimia gramatikore,stilistikore dhe e njësive frazeologjike.
Është më se e dukshme se studimet e hershme të antonimisë janë parë në dritën e parimeve dhe konkluzioneve logjike, shumë cekët nga ana gjuhësore. Është më i vonshëm trajtimi teorik e shkencor i antonimisë me drejtim kryesisht gjuhësor. Për sa i përket gjuhës shqipe, mund të themi se studimet në këtë fushë kanë filluar e po vazhojnë, duke na lehtësuar dhe bërë të mundur studimet krahasimore ndërgjuhësore.Në hulumtimet në gjuhën shqipe kemi vënë re faktin, se studiuesit e kësaj fushe janë rishprehur për problematika të ndryshme, duke korrigjuar dhe rivlerësuar disa nga karakteristikat kryesore të antonimisë në dritën e zhvillimit gjuhësor dhe nën ndikimi e studimeve në gjuhë të tjera. Disa nga studiuesit me kontribut të vyer në antoniminë e gjuhës shqipe janë: J. Thomai, M. Samara, I. Goçi etj. Me të drejtë J. Thomai thekson, “derisa të ketë kundërthënie në natyrë, gjithnjë do të ketë antonime dhe në gjuhë”. Në lidhje me përkufizimin e antonimisë e të nocioneve të lidhura ngushtë me të, vërejmë se ka debat të shtrirë në kohë në lidhje me atë çka ne quajmë antonim, çift antonimik, kundërvënie, kundërthënie, kundërshti, opozicion, shkallëzim i kundërvënies, motivim,etj.
M. Samara jep këtë përkufizim: “Antonimet janë fjalë me kuptim të kundërt, të cilat së pari pohojnë veten, pastaj mohojnë fjalën e kundërt”. Në mënyrë të ngjashme I. Goçi, jep këtë përkufizim: “Antonimet janë çifte fjalësh dhe kuptime të kundërvëna midis tyre, të cilat, duke plotësuar kuptimin e njëra-tjetrës, nëpërmjet kësaj kundërvënieje, ata së pari e pohojnë veten, pastaj e mohojnë njëra-tjetrën” Megjithatë, nuk analizohet rëndësia e përdorimit të fjalëve antonimike në rrethana e kontekste gjuhësore e jashtëgjuhësore. Ndërveprimi dhe lidhja e ngushtë me gjymtyrën antonimike gjegjëse është vlerësuar si tipar i rëndësishëm për antoniminë nga pasues të Samarës. Kështu, I. Goçi thekson faktin, se “pa marrë parasysh a është fjala antonimike vetëm a përballë tjetrës që i kundërvihet, ajo është çift, sepse tjetra, edhe pse nuk është e pranishme, nënkuptohet nëpërmjet asosacionesh psikolinguistike në ndërgjegjen e folësit.” Kështu, sa herë që dëgjojmë fjalën “hap”, na vjen në mendje fjala “mbyll, etj. Në këtë mënyrë theksojmë, se antonimet janë çifte fjalësh të kundërvëna. Po kështu, I. Goçi shton, se vlen të bëhet edhe dallimi midis kuptimit dhe konceptit, pasi siç pohon ai, “raportet e kundërvëna janë semantike e jokonceptuale. Kemi raporte kuptimesh e jo konceptesh, të cilat i studion logjika.” I. Goçi jep një përkufizim të zgjeruar të antonimeve: “Meqenëse fjala është njësia themelore e gjuhës dhe shpreh kuptimin e sendeve dhe të fenomeneve të realitetit objektiv dhe subjektiv, antonimia shpreh kundërvënie kuptimore sendesh dhe fenomenesh, kushtëzuar nga rrethana të ndryshme të emërtimit e të veprimit, nga pozita subjektive, që shprehet me mjete leksikore e fjalëformuese.” J. Thomai shprehet, se “kundërvëniet e kuptimeve u përgjigjen kundërvënieve të nocioneve mbi sendet dhe dukuritë e realitetit”. Pra, realiteti luan një rol të rëndësishëm, por jo të mjaftueshëm, e të izoluar nga qendrimi subjektiv i folësit ndaj realitetit.
Jones thekson: “Kundërvënia ndikon në mënyrën e të menduarit dhe komunikimit në një masë domethënëse, dhe kjo dëshmohet nga përdorimi i gjerë i antonimisë”. R. Memushaj ndan mendimin, se “përmes antonimisë pasqyrohet realiteti përmes çifteve të koncepteve të kundërta”. Gjymtyrët e një çifti antonimesh kanë një bërthamë semantike të përbashkët, prandaj e nënkuptojnë njëra-tjetrën, por nga ana tjetër kësaj bërthame i shtohen edhe tiparet semantike të kundërta.
Përkufizimi i antonimeve, sipas kritereve të ndryshme.
Në një këndvështrim të përgjithshëm dallojmë dy mënyra përkufizimi të antonimisë: së pari, ai që përfshin kriterin semantik dhe, së dyti, ai që përfshin kriterin leksikor. Me zhvillimet e fundit në fushën e gjuhësisë, dallojmë edhe kriterin e konfigurimit të përmbajtjes, si një tjetër kriter të rëndësishëm në përcaktimin e antonimeve.
Kriteri semantik
Në gjuhën shqipe, M. Samara e përcakton antoniminë “si kategori gjuhësore dhe shprehje e marrëdhënieve e raporteve të kundërvënies midis kuptimeve a varienteve leksiko-semantike të fjalëve, ose togfjalëshave të qendrueshëm “.Sipas fjalorit Longman, antonimia përkufizohet “si një fjalë e cila është e kundërt në kuptim me një fjalë tjetër”. Në mënyrë të ngjashme, fjalori i gjuhësisë dhe fonetikës, Crystal, e përcakton antoniminë: “Antonimia në kuptimimin e saj më të gjerë pasqyron në mënyrë kolektive të gjitha llojet e kundërvënieve semantike”. Këto përkufizime pasqyrojnë kriterin semantik,dhe si rrjedhojë antonimia përkufizohet thjesht si “kundërvënie e kuptimit”. Por ky lloj përkufizimi nuk arrin të shpjegojë tendencën e disa fjalëve për t’u përfshirë në kundërvënie, ndërkohë që disa të tjera nuk e kanë. Antonimet janë fjalë [4]semantikisht të kundërvëna, por jo të gjitha fjalët kanë kundërvënie. Nga këtu rrjedh dhe mendimi se “antonimet janë fjalë me kundërvënie semantike, por, jo të gjitha fjalët që kanë kundërvënie semantike janë antonime”. Cruse jep shembuj të këtij rasti me fjalët (i mbushur) dhe (i dobsuar). Ai thekson se nuk ka diskutim për faktin se këto dy fjalë janë të kundërta në kuptim më njëra-tjetrën, por ai e sheh të vështirë që një folës amëtar i gjuhës angleze t’i konsiderojëato si të kundërta. Sipas S.Jones  ekzistojnë tri tipe kryesore antonimesh në bazë të kriterit semantik: 
·         Antonime plotësuese ose kontradiktore, të cilat janë çifte fjalësh, me të cilat një  gjymtyrë ka një tipar semantik të caktuar, të cilin gjymtyra tjetër nuk e ka. Kështu që në kontekstet në të cilat njëra prej këtyre gjymtyrëve është e vërtetë gjymtyra tjetër nuk mund të jetë e vërtetë, p.sh., (mashkullor/femërore), (i martuar/i pamartuar), (i plotë/i paplotë), (i gjallë/i vdekur), (i pranishëm/i muguar), (i zgjuar/i përgjumur) etj. Kundërvënia e këtyre është e tipit “ose…ose”, ku nuk ekziston një vijë e mesme apo një gjymtyrë e vetme.
·         Antonimet marrëdhëniore janë çifte fjalësh, në të cilat prania e një tipari semantik të caktuar në një nga gjymtyrët nënkupton praninë e një tjetër tipari semantik në gjymtyrën tjetër. Thënë ndryshe, ekzistenca e një prej gjymtyrëve nënkupton ekzistencën e gjymtyrës tjetër, p.sh., (blej/shes), (ndal/iki), etj., si edhe disa mbiemra në formë krahasore të tipit (më i gjatë/më i shkurtër),(më e lirë/më e shtrenjtë), etj.
·         Antonimet e shkallëzuara janë ato çifte fjalësh, të cilat kundërvihen në lidhje me masën e zotërimit të një tipari semantik të caktuar. Secila gjymtyrë përfaqëson një pikë ekstreme në një bosht, i cili përfaqëson një dimension të caktuar, si p.sh: masa, temperatura, përmasa, lartësia, etj. Ndërmjet këtyre dy skajeve ekstreme ndodhen edhe pika të tjera të ndërmjetme, si p.sh: (i nxehtë/i ftohtë), (i madh/i vogël), (i gjatë/i shkurtër), (i mirë/i keq), (i fortë/i dobët), (e bukur/e shëmtuar), (i lumtur/i trishtuar), (i shpejtë/i ngadaltë), etj.
Përkufizimi sipas kriterit leksikor
Për më shumë në lidhje me përfshirjen e kriterit semantik dhe leksikor janë Justeson dhe Katz, ata të cilët shtojnë, se “antonimia duhet të përkufizohet sipas kritereve leksikore, ashtu edhe atyre semantike, pasi ajo është një fenoment i lidhur me fjalët dhe jo me konceptet”.
Çka më lart, thekson edhe njëherë faktin, se antonimia duhet parë si marrëdhënie midis fjalëve, e jo si marrëdhënie midis koncepteve. Si përfundim, ne jemi të mendimit se, përkufizimi i antonimisë duhet t’u përmbahet të dyja këndvështrimeve, atij leksikor dhe atij semantik. Antonimet duhet të kenë kundërvënie kuptimore, por ato gjithashtu duhet të kenë edhe një marrëdhënie të fuqishme dhe të mire përcaktuar me njëra-tjetrën. Ato çifte fjalësh, të cilat u përmbahen të dyja këtyre kritereve, njihen si “prototipe ose kanonike” ndërkohë që ato tipe fjalësh të cilat, i përmbahen vetëm kriterit leksikor, njihen si “jokanonike ose periferike”.
Kategorizimi sipas kriterit të konfigurimit
Në studimet e fundit jotradicionale vërejmë, se kriteret e kategorizimit janë shtrirë përtej atij vetëm leksikor apo vetëm semantik. Në këtë qasje të re, antonimet përkufizohen si “kundërvënie binare në gjuhë dhe në mendim”. Bazuar në studimet e fundit, nga kategorizimi i antonimeve rezulton, se antonimia është përkufizuar sipas dy këndvështrimeve kryesore: përmes konfigurimit apo skemës dhe përmes përmbajtjes. Kundërvënia perceptohet si “një interpretim binar krahasimi, në të cilin dimensioni i përmbajtjes përcaktohet dhe ndahet nga një skemë apo konfigurim kufizues. Konfigurimi i një kufizimi të tillë përbën një domosdoshmëri absolute për kuptimet në mënyrë të tillë që të përdoren si antonime në një segment përmbajtjeje të caktuar”. Ky përkufizimi qendron në themel të këndvështrimit konfigurues apo skematik. Nga ana tjetër, sipas këndvështrimit të stukturës së kuptimit domethënës, kategorizimi i antonimeve përbën një vazhdimësi brenda së cilës disa çifte kundërvënëse binare konsiderohen “më të mirë” sesa disa të tjerë. Kategorizimi sipas segmentit të përmbajtjes përbën një prototip, i cili dallon dhe bën ndarjen e çifteve kanonike si gjymtyrë bërthamë dhe çiftet e rastësishme. Sipas Paradis, “sa më kanonike të jenë antonimet, aq më të lidhura ngushtë janë nga ana leksikore dhe semantike, ndërkohë që ato më pak kanonike, apo aspak kanonike konsiderohen si antonime vetëm për shkak të mospërputhshmërisë së tyre semantike, kur përdoren në kundërvënie binare për të qenë të kundërta”.
Papajtueshmëria dhe antonimia
Në përgjithësi, hulumtuesit e fushës së gjuhësisë e shohin antoniminë veçmas nga papajtueshmëria. Fjalë të ndryshme kanë kuptime të ndryshme, por disa prej tyre kanë kuptime të ndryshme, të cilat lidhen mes tyre përmes disa elementëve të përbashkët. Kjo përbën interes studimor për disa gjuhëtarë, të cilët analizojnë tiparet e përbashkëta dhe të kundërta që fjalët përmbajnë në strukturën e tyre semantike. De Saussure vuri theksin tek “vlera” që mbartin fjalët brenda sistemit të përbashkët. Një shembull i këtij sistemi në gjuhë është edhe ai i ngjyrave, të cilat ndajnë të njëjtën fushë, por kanë vlerat e tyre, të cilat nga marrëdhënia e kundërvënies rezultojnë të jenë të papajtueshme. Një tipar tjetër i fjalëve të papajtueshme është fakti se ato nuk mund të renditen në mënyrë natyrale, ndaj për t’i renditur është përdorur kriteri i rendit alfabetik. Kështu, ai i sheh ngjyrat si një “grup i parenditur termash të papajtueshme”. Hjelmslev u përpoq t’i shihte ngjyrat në raport intensiteti midis tyre në bazë të karakteristikave fizike të ngjyrave, por kjo nuk mund të shprehet gjuhësisht. Përpjekje janë bërë në gjuhësi për të përkufizuar antoniminë përmes testeve diagnostikuese, si për shembull: hulumtimet eksperimentale në veprat e studiuesve si: Kay, Cruse, Lyons, etj., të cilët studiojnë papajtueshmërinë e strukturave minimale brenda fjalive si më poshtë: (Buka është e freskët.) (Buka është bajate.)
Nga të tilla qasje, mund të identifikohen çifte fjalësh të papajtueshme, por jo të dallohen ato fjalë që kanë vetëm referencë të papajtueshme, nga ato të cilat kundërvënien e kanë antonimike. Ato nuk arrijnë të vlerësojnë kundërvënien leksikore të antonimeve kanonike, ku disa antonime (kanonike) përbëjnë çifte “më të mira” krahasuar me çifte të tjera fjalësh të kundërvëna, si për shembull: “alive/dead” (i gjallë/i vdekur) përbën një çift më të gjetur sesa“alive/expired” (i gjallë/i vdekur). [6]
. M. Samara dallon pohimin dhe mohimin brenda gjymtyrëve të çiftit antonimik dhe shprehet, se “kuptimi pohues i njërës fjalë lidhet me kuptimin e fjalës që ajo mohon”. Kështu, çdo njësi leksikore pohon diçka dhe mbart një kuptim, dhe mohimi qendron brenda këtij kuptimi si pjesë përbërëse.
J.Thomai pohon, se “nuk krijohet asnjë kundërvenie ndërmjet një fjale dhe mohimit të saj me pjesezat s’, nuk, jo, mos”. Tek mohimi kemi të bëjmë me mohim të fjalës së parë, po nuk pohohet e kundërta me të. J. Thomai mendon, se “mohimi ka përmbajtje më të gjerë sesa mohimi i një fjale”. Kështu, p.sh., “i nxehtë/ jo i nxehtë”, ku kjo e dyta jo vetëm nënkupton që mund të jetë diçka e ftohtë, por mund të jetë edhe e ngrohtë, e vakët, e freskët etj.
 Gjithashtu, edhe M. Samara thekson, se pjesëza nuk, jo, dhe s’, nuk shërbejnë si elemente fjalëformuese, pra nuk kemi të bëjmë me antonimi, por me mohim logjik.  Ai njeh si fjalëformuese parashtesën “pa-“, e cila ndihmon në forminin e çifteve antonimike të tipit: “i martuar/i pamartuar”. Në këtë këndvështrim, M. Samara dallon midis dy tipesh të çiftit antonimik:
a) Antonimi ose kundërvënie të ndërtuar mbi bazën e mohimit leksikor (i martuar/i pamartuar)
b) Antonimia ose kundërvenia, e cila ndërtohet mbi bazën e pohimit leksikor të dy kuptimeve të kundërta midis fjalëve me rrënjë të ndryshme (i martuar/beqar). Xh. Gosturani, i cili e trajton gjerësisht çështjen e mohimit në gjuhën shqipe, thekson se “pohimi me mjete sintaksore që kanë formë mohuese, por brendi pohuese, duke mohuar antoniminë e një fjale me një pjesëz mohuese (nuk, s’, jo, mos, pa) bëhet në gjuhën shqipe vetëm për nevoja të caktuara stilistikore të lidhura ngushtë me kontekstin…ose kur dëshirojmë të mos i quajmë sendet me emrin e vet.” Ai dallon disa raste kur dy mohime japin një pohim.
Shembull: “Krevati nuk është jo i rehatshëm.” M. Samara e kundërshton këtë mendim, pasi ai mendon, se në një këndvështrim semantik dhe strukturor të fjalës nuk mund të vihet shenja e barazimit semantik midis kuptimit pohues të shprehur me dy pjesëza mohuese dhe atij të shprehur nga mohimi i një fjale me parashtesën “pa-” dhe një pjesëz mohuese.
Shembull: “Ai ishte jo i papërqendruar.” (pra, ishte “i përqendruar”) Ai e vazhdon arsyetimin e tij duke theksuar, se fjalët me parashtesa mohuese kanë veçori strukturore dhe semantike, të cilat i japin mohimit të këtij lloji vlera të ndryshme në krahasim me mohimin e shprehur me pjesëzën mohuese. Ai rikthekson se mohimi i shprehur me parashtesa mohuese bën pjesë në kuptimin leksikor të fjalës, pra është mohim leksikor, kurse me pjesëza mohuese është mohim sintaksor ose togfjalëshor. M. Samara mendon, se pohimi që bëhet në gjuhën shqipe nëpërmjet mohimit të [7]kuptimit të kundërt të fjalës me anë të pjesëzës “jo”, nuk është karakteristike për gjuhën e folur popullore. Vjet u përgatita jo keq. Në shembullin e mësipërm të Xh. Gosturanit, pohimi është bërë me anë të mohimit në kuptim të kundërt të fjalës “keq”, por nuk mund të themi, se “u përgatita jo keq” do të thotë “u përgatita mirë”, pra kemi të bëjmë me mohim të fjalës “keq”, por jo pohim të fjalës “mirë”. M.Samara dallon dy tipe të mohimit, karakteristike të gjuhës shqipe:
1. Mohimi i fjalës me anë të pjesëzave mohuese nuk, s’, mos, dhe pa (para foljes) dhe rrallëherë me jo (prapa mbiemrit)
2. Mohimi me anë të prapashtesave me funksion mohues, si p.sh. pa -, mos-, jo-, s-, (mbiemra+folje) Nga këto dy tipe mohimi karakteristike për gjuhën shqipe vetëm tipi i dytë, pra ai përmes parashtesave me karakter mohues është i lidhur ngushtë me kuptimin antonimik të fjalëve. Ndërsa në rastin e pare, nuk kemi të bëjmë me antonimi leksikore (kundërvënie leksikore), por me kundërvënie sintaksore. I. Goçi e ilustron raportin e mohimit si edhe të parashtesimit përmes skemave mohuese e kundërvenëse, si më poshtë:
- Skema e mohimit: “A/jo A” “i bukur/jo i bukur”, ku gjymtyrët përjashtojnë njëri-tjetrin. Gjithashtu, mund të ndërtohet mohim edhe me foljen jam+mbiemër”, modele të cilat përmbajnë një folje këpujë pohuese të shoqëruar me një mbiemër pohues në gjymtyrën e parë, dhe me pjesëzën mohuese “jo” plus mbiemrin në pjesën e dytë sipas modelit “ai është i mire/ai është jo i mirë”).
- Ndërkohë, skema e kundërvënies del e zgjeruar në raport me atë të mohimit: “A/ jo A +B”, “i bukur/jo i bukur + i shëmtuar”. Pra, siç shihet edhe nga skema e mësipërme, kundërvënia e përmban mohimin si pjesë përbërëse të skemës së mësipërme, por nuk kufizohet me të, pasi përfshin edhe pohimin e termit të dytë, antonimik, i cili mohon gjegjësen e tij në çift, sikurse edhe pohon veten. I.Goçi gjatë studimit të tij të thelluar mbi antoniminë në gjuhën shqipe, analizon edhe raportin midis mohimit, kundërvënies dhe kundërthënies. Ai thekson, se “mohimi dhe kundërvënia nuk mundet kurrsesi të jenë e njëjta gjë, pasi mohimi nuk përbën mjet fjalëformues, dhe si i tillë nuk mund të formojë çifte antonimike apo kundërvënie”. Parashtesat tipike negative në gjuhën shqipe: pa-, jo-, mos-. (i fuqishëm/i pafuqishëm). Krahas formës antonimike me parashtesë negative, ndodh që të ekzistojë edhe një fjalë tjetër antonimike, e cila qendron përballë të njëjtit mbiemër si në rastin e mësipërm, ku “i pafuqishëm” mund të zëvendësohet me “i dobët”, nga ku del çifti antonimik “i fuqishëm/i dobët”. Për sa i përket marrëdhënies midis “i dobët” e “i pafuqishëm”, vlen të theksojmë, se ato kurrsesi nuk mund të jenë sinonimike apo të njëjta në kuptim, pasi një njeri “i pafuqishëm” jo domosdoshmërisht është “i dobët”, sepse ekziston edhe një gjendje e ndërmjetme mes tyre. Për sa u përket foljeve, një parashtesë negative si fjalëformese në gjuhën shqipe është edhe “zh”-ja, si në shembullin “bëj/zhbëj”. Vetë termi i kundërvënë “zhbëj” mund të diskutohet në raport me një formë tjetër jokundërvënëse, por thjesht mohuese, siç është “s’bëj”. Në rastin e dytë nuk kemi kryerje të veprimit e më pas kthim në formën e parë, por moskryerje të veprimit. Në lidhje me foljet, M.Samara dallon edhe ata çifte antonimike foljore, të cilat shprehin marrëdhënie kundërvënieje [8]reciproke, ku mohimi i kuptimit të njërës fjalë qendron brenda kuptimit të fjalës tjetër, por nuk është i mjaftueshëm për të pohuar të kundërtën. Për shembull, tek çifti “dashuroj/urrej” folja dashuroj e përdorur në mohim “nuk dashuroj”, jo domosdoshmërisht na sjell në mendje foljen “urrej”. Si përfundim, mund të përmbledhim mendimin tonë, se antonimet nuk janë një mohim i thjeshtë i tipareve semantike të një fjale tjetër, pasi ata e plotësojnë njëra-tjetrën duke u kundërvënë. Themi, se antonimet qendrojnë në një unitet të mohimit dhe pohimit nga këndvështrimi kundërvënës. Gjymtyrët e çiftit antonimik, si rezultat janë të dallueshme, të ngjashme ashtu sikurse kanë dhe një përbërës që i kundërvë me njëratjetrën.
Në çdo gjuhë, pra edhe në gjuhën shqipe, antonimet përbëjnë një kategori të rëndë- sishme leksiko-gramatikore e stilistikore. Ato janë fjalë ( madje në disa raste edhe togje fjalësh) me kuptim të kundërt. Mirëpo, do theksuar që në fillim se antonimi kemi vetëm në rastet kur në ligjërimin e folur apo të shkruar janë të pranishme në të njëjtin kontekst të dy fjalët antonimike. Prandaj, duke u mbështetur në këtë veçori gjuhësore e stilistike të tyre, studiuesi i njohur Xh. Lloshi i ka konceptuar si Dy fjalë kanë kuptime të kundërta , nëse shënojnë një tipar cilësor, janë bashkëplotësuese në shënimin e një fushe ose tregojnë drejtime të kundërta të hapësirës, lëvizjes a kohës. Gjithmonë antonimet janë fjalë të një gjinie, që kundërvihen si shfaqje të dy llojeve të kundërta: i mire-i keq, mashkulli-femra; hyj-dal, majtas- djathtas1 . Kurse B. Beci ato i sheh si Rrjedhojë e kundërvënies së dukurive, të objekteve që qëndrojnë në pole të kundërta.Më e zakonshme është kundërvënia e dy cilësive (i ri-i vjetër ) , e dy veprimeve ( ngjitem-zbres; as-hesht) dhe e dy dukurive (tore-humbje). Të tilla kundërvënie gjenden në të gjithë sektorët e jetës shoqërore: amatorprofesionist, shumica-opozita, e djathta-e majta etj.2 . Sipas B. Becit, antonimet janë të plota dhe të pjesshme. Të plota janë kur fjalët janë të kundërta në kuptimet themelore ose në shumicën e kuptimeve p. sh. marrjap, mbyll-hap etj., kurse të pjesshme janë kur fjalët janë të kundërta jo në kuptimet themelore, por në situata të caktuara, si p. sh.: Ai është zjarr, ajo ishte borë; Atje sa bukur, këtu sa zi. Fjalët zjarr-borë, bukur-zi nuk janë antonime, por në kontekstin e dhënë formojnë kundërvënie kuptimesh3 . Po aty më poshtë, B. Beci të gjitha antonimet i ka ndarë në dy grupe të mëdha: Në antonime leksikore dhe gramatikore. Antonime leksikore i konsideron fjalët që kundërvihen me njëra-tjetrën nga kuptimi: i ftohtë- i ngrohtë, ngrihem-ulem, kurse antonimet gramatikore ato fjalë që krahas kundërvënies kuptimore kanë një ngjashmëri të pjesshme në formë: i ditur-i paditur, i armatosur-i çarmatosur, vesh-zhvesh, mbitoka-nëntoka4 etj. Mirëpo, ato në fushën e letërsisë janë mjete të fuqishme shprehëse. Mbi këtë bazë formohet edhe antiteza e cila Është mjaft e njohur si në poezinë shqipe, edhe në publicistikë e gojëtari, duke nisur nga folklori: Zhvish rrobat e djalërisë, Vish rrobat e dhëndërrisë; ose Se të qante kur të qeshte Se të qeshte kur të çveshnin (F. Noli)5 . Pastaj gura stilistike e ashtuquajtur oksimoron, si në shembujt: Trashëgimia kulturore e muzeve -e ardhmja e së kaluarës( ZP, 14. 5. 1988); Ishte një nga ato qetësitë e shqetësuara.(T. Laço, Të gjithë lumenjtë rrjedhin)6 etj. Antonime ka edhe në kuadër të ndërtimeve frazeologjike, si p. sh.: Ngul këmbë-lëshon pe;I hyri në zemër-i doli nga zemra; I ra në dorë-i doli dorësh etj., për të cilën temë kemi bërë fjalë në kuadër të shkrimit `Frazeologjizmat në FGJSSH ', botuar po kështu në këtë faqe interneti. Në gjuhësinë shqiptare anonimet janë studiuar relativisht mirë. Mjafton ti përmendim këtu studiuesit, si M. Samara, I. Goçi e ndonjë tjetër të cilët kanë bërë disa studime7 . lidhur me këtë kategori leksiko- gramatikore e stilistikore në gjuhën shqipe. Mirëpo, më sa dimë ne, ende nuk është botuar ndonjë fjalor i plotë me antonime në gjuhën shqipe. Me këtë rast, ne me anë të programeve të caktuara të linux-it kemi arritur ti sistemojmë të gjitha antonimet nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, duke e marrë për bazë shkurtesën kund. dhe kemi sajuar kështu një Fjalorth me antonime, të cilin po e prezantojmë këtu më poshtë në kuadër të këtij shkrimi:
ABSOLUT mb. RELATIV,ABSTRAKT mb. KONKRET
AFËR ndajf. LARG,AFËRME f. mb. E LARGËT
AFËRSI f. LARGËSI,AFËRT mb. I LARGËT
AFROHEM vetv. LARGOHEM,AFROJ kal. LARGOJ
AFRUAR mb. I LARGUAR,AFRUES mb. LARGUES
AJO përem. KJO,AKORDOHET vetv. ÇKORDOHET
AKORDOJ kal. ÇAKORDOJ,AKTIV m. PASIV
AKTIV I mb. PASIV,ALLAFRËNGA ndajf. thjeshtligj. ALLATURKA
ANALITIK mb. SINTETIK,ANALIZË f. SINTEZË
ANAS m. ARDHË,ANAS mb. ARDHËS
ANDEJ ndajf. KËNDEJ,ANDEJMI ndajf. SË KËTEJMI
ANDEJPARI ndajf. KËTEJPARI,ANDEJSHËM mb. I KËTEJSHËM
ANËSI f. PAANËSI,ANËSISHT ndajf. PAANËSISHT
ANION m. KATION,ANODË f. KATODË
ANORMAL mb. NORMAL,ANSHËM mb. I PAANSHËM
ANTIPATI f. SIMPATI,ANTIPATIK mb. SIMPATIK
APOGJE m. PERIGJE,ARDHËS mb. ANAS
ARDHUR mb. ANAS, RRËNJËS,ARMATIM m. ÇARMATIM
ARMATOS kal. ÇARMATOS,ARMATOSEM vetv. ÇARMATOSEM
ARMATOSUR mb. I ÇARMATOSUR,ARMIK m. MIK
ARMIQËSI f. MIQËSI,ARMIQËSISHT ndajf. MIQËSISHT
ARMIQËSOHEM vetv. MIQËSOHEM,ARMIQËSOJ kal. MIQËSOJ,ARMIQËSOR mb. MIQËSOR

 PËRFUNDIME
 Në këtë punim u trajtuan në mënyrë të detajuar çështje që lidhen me antoniminë në gjuhën shqipe. Fillimisht u përqendruam në çështje të përgjithëshme që lidhen me terminologjinë dhe fushën e studimit. Më pas, u thelluam drejt objektit të studimit duke u ndalur tek antonimia në mënyrë të veçantë. Vlen për t’u përmendur trajtimi i çështjes që lidhet me qasjen paradigmatike dhe sintagmatike ndaj antonimeve f. Me interes rezultuan të jenë edhe kategorizimet moderne, të cilat vijnë si rezultat i studimeve me natyrë metagjuhësore, psikolinguistike, eksperimentale, etj. Në vijim, trajtuam lidhjen e antonimisë me poliseminë, duke u ndalur në gërshetimin e këtyre marrëdhënieve leksiko-semantike., Thellohemi gjithnjë e më shumë në çështjet e antonimisë, duke u përqendruar tek antonimia mbiemërore dhe foljore e gjuhës shqipe.



[2] Ne te gjitha tekstet e leksikologjise se gjuhes shqipe,si tek “Leksikologjia shqipe”(1961), “Leksikologjia e gjuhes shqipe”(1974), “Gjuha shqipe per kl.V”(1977).
[3] I. Goçi (1985) Antonimet e Gjuhës së Sotme Shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, f. 11.
I. Goçi (1985) Antonimet e Gjuhës së Sotme Shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, f. 33.
J. Thomai (1974) Leksikologjia e Gjuhës Shqipe, f. 57-63.
S. Jones (2002) Antonymy, A Corpus-Based Perspective, Routledge: London, f. 125.
R. Memushaj (2006) Hyrje në Gjuhësi, Botimet Toena, f.171.
M. Samara (1972) Mbi Karakterin Antonimik të Kuptimeve të Fjalëve në Gjuhën Shqipe, Studime mbi Leksikun, II, f.145
[4] Shënim: kjo është vënë re nga një studim të gjuhëtarëve amerikanë mbi kuartetin e fjalëve “large/small”,”big/little”, dallim ky që në gjuhën shqipe nuk del i qartë pasi nuk dallojmë me një fomë të caktuar leksikore midis “large” dhe “big” apo” small” dhe “little”.
[5]
[6] M. Samara (1972) Mbi Karakterin Antonimik të Kuptimeve të Fjalëve në Gjuhën Shqipe, Studime mbi Leksikun, II, f. 144.
J. Thomai (1974) Leksikologjia e Gjuhës Shqipe, f. 27.
J. Thomai (1974) Leksikologjia e Gjuhës Shqipe, f. 28.
M. Samara (1972) Mbi Karakterin Antonimik të Kuptimeve të Fjalëve në Gjuhën Shqipe, Studime mbi Leksikun, II, f. 144.
Xh. Gosturani cituar ngaI. Goçi (1985), Antonimet e Gjuhës së Sotme Shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, f. 33-37.
[7]  Shembull i I. Gosturani i shkëputur nga M. Samara (1972) Mbi Karakterin Antonimik të Kuptimeve të Fjalëve në Gjuhën Shqipe, Studime mbi Leksikun, II, f.144.
I. Goçi (1985) Antonimet e Gjuhës së Sotme Shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, f. 33-37.
I. Goçi (1985) Antonimet e Gjuhës së Sotme Shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, f. 33-37.
[8] Xh. Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, Toena, Tiranë, 1999, f. 132.
B. Beci, Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, Prishtinë, 2001, f. 48.
Po aty, f. 48.
Po aty, f. 48.
Shih Xh. Lloshi, vep., e cit., f.132.
Xh. Lloshi, vep., e cit., f. 133.
Shih M. Samara, Mbi antonimet në togfjalësha dhe mbi antonimet e togfjalëshave të qëndrueshëm në gjuhën shqipe, SF 1972/1; Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe, Tiranë, 1985 (Monogra);
 I. Goçi, Antonimet e gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë, 1985 (Monogra).




Naim Frasheri

1)si autor ideal.
Nga studiuesit dhe populli eshte cilesuar si bilbil i gjuhes shqipe,per veprimatir didaktike eshte mesues i popullit.Per poezite e shkruara eshte poeti yne kombetar.Karakteristike e poezise se tij eshte lirizmi,para Poradecit eshte vleresuar si liriku me i madh.Naim Frasheri eshte krijuesi i pare i poezise filozofike ne letersine shqipe,jo ne kuptimin e shprehjes por te vjersherimit  te koncepteve te njohura pra nuk eshte filozof poet por poet filozof.
2)Faktoret e formimit.
a)te paret ndikuan ne formimin e Naim Frasherit si poet qysh femije ishin mesuesit e tij bektashinj,nje pjese e te cileve ishin njohes dhe poet oriental.Keta dhane njohuri per poezine persina turke te poeteve si Sadiu,Ramiu,Fuzudiu.
b)ndikoi shume studimi tek gjimnazi Zosimea ne Janine ku krahas njohjes se 4 gjuheve te huaja pervetesoi dhe arritjet me te mira te poezise romantike te perendimit se dhe te autoreve iluministe.
c)pjesemarrja ne veprimtarite atdhetare te kohes si dhe njohja e njerezve te thjesht i dha fryme atdhetare popullore dhe kombetare.
3)Krijimtaria.
a)Bageti e Bujqesi (poeme lirike e pare e shkruar ne shqip)
b)Enderrimet(vellim poetik persisht)
c)Lulet e veres (vellim poetik shqip)
d)Histori e Skenderbeut( poeme epiko heroike)
e)Qerbelaja(epiko fetare)
4)Motivet e poezise.
a)filozofik
b)atdhetar
c)erotik
Cikli Bukuria eshte pjese e vellimit poetik "Lulet e veres",quhet cikel sepse perbehet nga 16 pjese,pjeset nuk lidhen me linje narrative por me shprehjen ne forma te ndryshme per ndjenjen erotike.Ky cikel perben nje nga majat e erotikes shqiptare dhe ka ndikuar dhe tek poetet pasardhes qe e kane trajtuar kete si Lasgush Poradeci,Ali Asllani.
Erotika ne kete cikel jepet ne dy drejtime:
-erotike(dashuri hyjnore)
-erotike(dashuri tokesore)
Poeti krijon lidhjen treshe midis bukurise,dashurise dhe perendise.Keto tre koncepte lidhen ne forme te tille:perendia eshte krijuese e bukurise dhe e harmonise ne gjithesi,harmonia ne gjithesi animizohet si nje dashuri midis pjeseve te universit.Bukuria ka lidhje te forta me dashurine dhe ketu poeti zbret nga qielli ne toke,sipas tij cdo gje e bukur eshte krijuar nga zoti per tu dashuruar ndersa dashuria ska kuptim pa bukurine.Poeti e shikon ate ne nje  plan te gjere,ajo sjell dashuri ne aspektet atdhetare moral dhe erotik.Harmonia midis njerezve eshte bekimi i zotit dhe njerezia sa me afer perendise te jete aq me i bukur dhe i pranueshem behet.Femra ne cikel jepet origjinale por ne dallim nga Çajupi jo shume e dallueshme etnikisht.Kjo per faktin se Naimi e jep ate ne plan te pergjithshem me cilesi te paidentifikuara,ska moshe,ajo nuk plaket eshte e njejte si karakter  fizik e levizje.Nuk behet zberthimi shpirteror por aparenca.

Teksti poetik

Dy ndarjet me te medha te teksteve poetike jane:
             -gjinia epike
             -gjinia lirike
Llojet epike ne vargje:
-veprat epike ne vargje ngjajne shume me tekstin e gjate tregimtar,romanin.
-ne prozen poetike poeti i rrefen ngjarjet ne menyre te paanshme.
-nje vecori e prozes epike eshte digresioni(largim nga objekti)
-digresioni i perfunduar quhet episod
-fillimi nis me nje hyrje te shkurter.
-eshte gjini e hershme qe i ka zhvilluar llojet e saj qe ne antikitet e deri me sot.
-karakteristike e veprave epike eshte futja ne ngjarje.
Llojet epiko-lirike dhe liriko-epike:
-poema-rrefimi i ngjarjeve me nota lirike;
-romanca-trajton teme dashurie me fund tragjik;
-balada-ka ton te pikelluar dhe nota elegjiake.
Llojet lirike:
-elegjia-vajtimi per njeriun e dashur;
-odeja-poezi qe i kushtohet dikujt qe meriton lavderim te madh per shkak te nje vepre qe ka kryer.
-himni-dickaje hyjnore;
-idili-poeme lirike qe idealizon jeten e barinjve.
Llojet e strofave:
-distiku-ndertuar nga dy vargje dy rrokesh rime te puthur.
-tercina-tri vargje dy rrokesh,rime zinxhir.
-katrena-vargje 11-10-9-8  rrokesh,rime te ndryshme.
-gjashtevargesh- gjashte vargje 11 rrokesh ,rime te ndryshme.
-soneti- dy strofa katershe,dy strofa treshe.

Teksti tregimtar

Teksti dhe llojet e tij:
-rrefen nje ose me shume ngjarje te perqendruara te nje ose shume personazhe qe zhvillohen ne kohe dhe mjedise.
-fjalia nuk fillon me rend te ri por vazhdon aty ku ka perfunduar fjalia e meparshme.
-format elementare:-miti;-legjenda;-perralla;-fabula;-fjale te urta;
-format e perbera;-tregimi;-novela;-romani;

Romani

-sipas tematikes-historik
                         -filozofik
                        -shoqeror
                        -psikologjik
                      -fantastik
                         -policor
                       -fantastiko shkencor
-sipas qendrimit te autorit dhe tonit te romanit;-sentimental
                                                                          -didaktik
                                                                         -humoristik etj.

-sipas ndertimit te subjektit:-paralel
                                            -unazor
                                           -zinxhir

-dallimi i paragrafeve:-rrefyes
                                    -pershkrues
                                    -meditues
                                   -dialogues.

Lokucionet Ndajfoljore(shprehje ndajfoljore)


Keshtjella – Ismail Kadare, Analiza e vepres!

Kadare ka lindur me 1936 ne Gjirokastër. Eshte autor i shume romaneve nje pjese e te cileve kane fituar çmime. Kadare eshte nje nga zerat me te spikatur te letërsisë shqipe qe ka siguruar njohjen e zhvillimeve letrare shqipe ne bote. Ka kryer studimet e larta ne Moske, ku edhe ka realizuar një tregim te shkurtër ne fletoren e tij, mbi të cilin ka ngritur me vone subjektin e romanit “Keshtjella”. Keshtjella eshte veper e Ismail Kadarese e botuar me 1970 ne Tirane.
Motivet, shtrirja kohore dhe simbolikat
Titulli zyrtar dhe perfundimtar i vepres ështe “Rrethimi”.
Titulli fillestar ka qenë “Daullet e shiut”. Me qëllim per te theksuar pranine shqiptare ne veper u propozua titulli “Keshtjella”, i cili merr dhe kuptime simbolike.
Tema e vepres eshte marre nga lufta midis shqiptareve dhe osmaneve ne shek.XV, ne menyre me specifike, nga rrethimi i pare i Krujes.Ne liber zene një vend te veçantë edhe ceshtjet qe ngrihen prej fushates per pushtimin e Ballkanit nga ana politike dhe demografike. Gjithashtu, nje tjeter çeshtje qe preket eshte dhe ajo e komploteve brenda kampit turk, madje dhe qeverise osmane. Ky eshte dhe konkluzioni qe mund te jepet nga ngjarjet kryesore (pemrmendim ketu kendveshtrimin e kryeveqilharxhit dhe kronistit Mevla Celebia, qe besojne në marrëdheniet paqesore mes ushtrive dhe dyshojne te Porte e Lartë).
Motive te tjera lidhen me: qëndresen heroike te ushtrise shqiptare, raportet e mirebesimit dhe mbeshteja e ushtareve thirrjeve te komandanteve te ushtrive shqiptare, solidariteti mes ushtrisë e popullit, etj. Te gjitha keio krijojne kontraste mes dy ushtrive armike, ne perputhje me frymen e kohes.
Mesazhet lidhen me qendresen e popullit shqiptar ne luftën me turqit, por simbolika shkon edhe më tej ne konkluzionin se popujt liridashes janë fitues te luftes se tyre te drejte, sado e madhe dhe e forte te jete ushtria armike.
Shiu shenon fillimin dhe fundin e romanit, tipike ne veprat e Kadarese qe shmangen ne histori me qëllim historizimin e aktualitetit (aktualizimin e historise). Shiu dhe terreni i veshtire jane kurthe per armikun. Interpretim: Prezenca e shiut “ben te mundur te pamundurën”, meqe elementi lengshem (uji, shiu, lofi) ringiall te vdekurit ne baladat dhe mitet e huaja e shqiptare (Kush e solli Doruntinén).
Ne vepër hasen keto koncepte: Koha dhe hapësira; jeta dhe vdelja; realja dhe mitkja. Rrefen historine e nje rrethimi ne Shqiperine e shek XV. Nje rrethues X, rrethon nje keshtjelle qe mbrohet nga te ngujuarit Y. Vepra nuk përmban të dhena kronologjike qe do te lehtesonin perqasjen me nje rrethim historik. Megjithate natyrshem lexuesit i pershfaqet rrethimi i Krujës dhe jo i Shkodres se 1478 për shembull. Kjo per shkak te permendjes se
emrit Kastriot, i cili na ben vetvetiu t’i hedhim syte nga epoka e Skenderbeut duke perfytyruar keshtu kohen per te cilen po flitet ne veper. Heroi yne Kombetar Gjergi Kastrioti, nuk eshte ne radhen e te ngujuarve ne keshtjelle, ai eshte jashtë skenes se rrethimit.
Me kete mungese te personazhit kryesor, Kadareja ka dashur te tregoje se Shqiperia e izoluar, e pushtuar, jo-liberale, e kushtezuar, jo e lire ka qene e tille prej “deshires”, paftesise se saj dhe jo prej egos se Perandorise Osmane apo pushtuesve te tjere.
Fabula dhe subjekti
Vepra pasqyron rrethimin e nje keshtjelle shqiptare nga trupat turke me ne krye Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha.
Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth keshtjellës. Hapesira aty shndërrohet ne një kamp me plot tenda, reparte e pajisje te tjera. Ushtria, ne fillim ben perpjekje qe t’i bindë keshtjellaret te dorezoheshin. Mirepo, meqe kjo perpjekje deshton, ne Keshillin e saj te luftes kjo ushtri ben organizimin dhe planet qe qëllimi ta arrijë me luftë. Nje tjeter këndveshtrin eshte ai i kryeveqilharxhit dhe ai i kronistit Mevla Celebia, ata besojne se në
vend të luftes, marredheniet paqesore do të ishin në simbioze teper fitimprurese dhe njekohesisht, keta individe vene ne dyshim ndershmerine e Portes se Larte. Sulmet e ushtrise vazhdimisht hasin ne rezistence te madhe te kështjellareve. Perveç te tjerash, ata mbrohen edhe me rreshire te vale te cilën ua hedhin ushtareve turq, nga te cilet me mijëra mbesin te vrare.
Që ne sulmin e pare verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marre persipër ta perjetesoje ne vargje ekspediten turke. Te pasuksesshme dolen planet e shumta, bisedat e pafund te Keshillit te luftes, konsultimet e njerëzve te ditur si oficere ushtarake, astrologe, mjeke (Siri Selimi) e te tjere. Nuk bejne pune as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e pěr djegien e fshatrave, as hapja e germojës (tunelit) qe ne Kështjelle te thyhej nga poshtě. Pikerisht kur germoja arrin nen keshtjelle, käshtjellarêt e rrenojne, duke varrosur aty pērnjëherësh shumě xhenierě qe kishin punuar per hapjen e saj, etj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkaterrues, i cili ne vend se te godase keshtjellen godet turmen e jeniçereve. Pastaj lloj e loj perpjekiesh si: per ti helmuar permes mínjve, per ta gjetur ujesjellesin permes kalit te etur, ne menyre qe uji te mbaronte dhe ata te dorezoheshin. Te gjitha keto deshtojne.
Sulmi i fundit ku merr pjese tere ushtrua turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgenjyer merr helmin dhe vret veten, Ne kete menyre merr fund ekspedita turke dhe ushtaret terhiqen.
Analiza e personazheve
Vranakonti – Një udheheqes i shkuar ne moshe deri diku, por me vrullin e një djaloshi. Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e kështjellareve dhe eshte korrekt ne marredheniet me botën jashte keshijelles (Skenderbeun dhe te tjerët që kane kampin ne male). Gjithashtu, ndonese trim, ai eshtë edhe shume i arsyeshem dhe njekohesisht besimtar.
Ugurlu Tursun Tunxhasllan Ser Ollgunsoj – Kryekomandanti i fushatesseosmaneve. Njeri me karriere të pasur, por te vene ne rrezik kohet e fundit prej armiqve, por dhe prej moshes se shkuar. Ai kërkon te nenshtrojë kalane e Krujes që te zgjerohen kufije e perandorist dhe nga ana tjeter te arrije majat e karrieres ose, ne rast dështimi, per të do te ishte fundi. Njeri skllav i emocioneve dhe shume i pamatur, me një shpirt të lig, por gjate romanit, ai peson disa ndryshime. Prapëseprape, duhet cilesuar se ai eshte edhe shume gejfi, aq sa merr haremin ne lufte me vete. Po te flasim për anen pozitive, ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja.
Mevla Celebia– Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti, në pritje te nje mundesie per tu shquar. Eshte i zoti ne punen e tij dhe tepër i sjellshëm. Fatkeqësisht, atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte. Nuk gezon ndonje intelekt te vecantš. Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin, astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer.
Plaku Tavxha – Prijësi i jeniçerëve. Njeri i moshuar, me deformim fizik (gjymtyre te shkurtra). Eshtë shume fodull dhe gjithmone ne kerkim te lutfes, i etur per giak dhe espak i ndjeshëm per te tjerët. Njeri që sheh vetem interesin e tij dhe cilesohet ne roman “ujk i vjetër lute”.
Kara- Mukbili – Prijes i azapeve, njeri i hijshëm ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij, nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjerët. Eshte shume mirenjohës dhe i vlereson ne maksimum njerezit.
Arkitekt Kauri – Arkitet i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar, ndaj nuk shihej me sy te mire. Ai flet ne menyrë te çuditshme dhe acaruese turgishten dhe nuk ka asnje qime ne fyryre, ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij. Teper flegmatik, ciesi per t’u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rremq). Krijon shume kundershtare ne Këshillin e Luftes.
Sadedini – Poet. Qejfli i pijes, njeri i zoti ne ate qe bën. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri, deshiron ta kete
Saperkan Tok Kellec (Saperkan = gjakashper).
Saruxhai – Usta që meret me derdhjen e topave. Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlerëson dhe e çmon shume ndihmësin e tij (nuk e njeh smirën). Lidhet ne miqësi me kryevegilharxhin. Ai perbuz fenë dhe astrologet. Eshts shume i ndjeshěm kur kryhen padrejtei. Ka merak te veçante per shendetin.
Kryeveqilharxhi – Ai kujdeset pěr administrimin e rezervave te ushtrise. Eshte tepër i pandjeshëm ndaj jetës se ushtareve dhe shqetësohet vetem perrezervat. Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin. Ne të vertetě ai eshte i derguar i sulltanit per tedeshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes kur zhvillohen ngjarjet e romanit). Ai mendon se me popujt e Ballkanit
duhet jetuar nemarrëdhënie te mira per te siguruar aleancen që sipas tij ishte një alcance e pathyeshme.
Tuz Okcan – Jeniçer i thjeshtě, ushtar i nje rangu te respektuar deri diku. Ai ka aftesi ne artin e luftës. Mbi tê githa ai ka nje zemer fisnike (shpeton dhe idel ne mbrojtje te Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej ksaj mund te humbasë shumë kenaqesi te jetës. Ne fund vdesprej kafshimit te një miu te helmuar.
Exher – Një nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe në naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vetë nuk edi sa vjeç eshte. Exher ka një mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme, gjë që duket ne raportet me shoqet.Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Olgunsoj, per asnjë tjetěr nuk mund te jemi te sigurt per ekzistencen nga anahistorike.
Personazhet ne vetvete përmbledhin nje mase me te gjere njerezish:
– Exheri perfaqeson nje harem te tëre;
– Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi;
– Mevla Çelebia, Kara-Mukbili, plaku Tavxha, Arkiteki Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi janë tere individët qe i qendruan në krah Ugurlu Tursun
Tunxhasllen Sert Ollgun, por qe s’jane pëmendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat.
Teknikat e shkrimit
Titulli vepres ështE simbolik. Ai simbolizon qendresën e popullit shqiptar kundrejt synimeve te armiqve te te giitha koherave)
Teknikat e refimit dhe pershkrimit synojne formen moderne te paraqitjes. Detajohen ambientet, situatat, portretet fizike e morale ne funksion te karakterizimit dhe pergjithesimit.
Ka analiza te thella psikologjike për t motivuar zhvillimin e fatit të personazheve dhe ngjarjes. (synimi per kështjellen shpesh sjell imazhet e nje gruaje ne sytë e kryekomandantit turk)
Subjekti ndjek linjen lineare por shpesh ka nderkallje imazhesh permes digresioneve qe gjallerojne zhvillimin e analizes psikologjike te
personazheve.
Krahasimet e metaforat e grotesku e sundojne vepren, por nuk mungojne edhe figura te tjera letrare.
Heroi kryesor i vepres eshte populli.
Kompozicioni i vepres realizohet ne perballjen mes dy kampeve kundërshtare, ku secili kamp pershkruhet ne menyre te tille qe ballafaqon kontrastet e frkishme mes tyre.

Fonetike

Fjala fonetike vjen nga greqishtja e vjeter. Fonetika eshte dege e gjuhesise qe studion mjetet tingullore te nje gjuhe si theksin,intonaci...