Blog Archive

13 April 2020

Ese -Shoqja ime ..........

Tema:Shoqja ime e ngushte.....
Kur erdha per here te pare  ne kete shkolle rashe ne nje klase me 11 vajza dhe 20 djem,midis ketyre vajzave une njoha nje mike shume te mire,me kuptonte ne cdo moment kur une isha keq dhe me keshillonte.Takimi jone u be ne klasen e X-F,kati i trete,klasa me pamje nga mbrapa shkolles.Mikja ime eshte e gjate,brune,me sy kafe,me nje trup pak te shendoshe.Mosha kuptohet seshte nevoja ta permend.Menyra e veshjes se saj anon nga klasikja e perzier me sportiven.Ajo pelqen te ngushtat pak edhe te gjerat.
Ajo eshte nje tip qe preket shpejt,por humori e ndjek kudo,e perballon cdo debat me te qeshur,vetem grindjet e renda e bejne ate nje tip te merzitshem,vetem lot shikon ne syte e saj edhe ne keto momente qe une po shkruaj per te.Menyra e te folurit te saj eshte pak filozofike dhe krahasimin e personave e ben duke perdorur figura letrare.Ne debate perdor duart dhe flet me to.Ne nje debat qe kam qene dhe une e pranishme,une se prisja te futej te me ndihmonte dhe ajo u perball me njeren nga vajzat qe une grindesha  dhe me fjalet e saj e beri qe ajo te mos fliste me por  te largohej duke e lene ne mes fjalen.Tek ajo une pelqej menyren se si debaton dhe si akomodohet ne shoqeri,Zakoni me i vecant qe ajo ka eshte qe rralle here mund te vinte ne oren 07:45 ne shkolle por gjithmone me vonese,rralle ishte dita kur vinte ne 07:30 dhe ngjitej ne klase,ulej ne dritare dhe hante cokollate.
Interesi kryesor i saj ishte te shkruante dhe ajo vazhdon te shkruaj poezi,vargje te lira,histori te shkurtra madje edhe tani qe eshte larg meje  dhe shokeve e shoqeve te klases ajo vazhdon shkruan dhe per kete klase ajo ka shkruar poezi per secilin nga ne,madje dhe per stafin e mesuesve .
Ajo preferon te lexoje romane.
Deshira e saj eshte te mbaroje shkollen e larte per inxhinieri elektronike dhe ne te jemi me te gjate studimeve te saj dhe ajo te jete prane nesh per studimet tona.I pelqen te kerceje,por kercimin qe ajo pelqen eshte vallja popullore,me nje fjale ajo e "qan" ate.
Ajo qe na lidh ne te dyjave eshte leximi i librave,realizimi i aventurave dhe perballja me kedo qe ndeshim dhe na pengon,po ashtu te perbashket kemi edhe menyren e te komunikuarit dhe "qetesine"qe gjejme tek njera tjetra ne situata te veshtira.
Marredhenia ime me te ishte dhe do te jete akoma edhe me e lidhur.Ajo eshte dhe do te jete mikja ime me e mire edhe pse kam nje tjeter me te cilen une ndaj bangen dhe te dyja kemi mikeshe te njejte.Mikja ime eshte si nje moter...Ajo ishte ambientuar me shoqet qe une kisha para saj po ashtu edhe une.Kur flasim ne telefon i tregojme njera tjetres cmendurite e dites qe kemi kaluar.Keshillojme njera-tjetren dhe i korrigjojme njera-tjetres gabimet dhe kur ndahemi i urojme njera-tjetres dite te kendshme dhe realizimin e synimeve qe ke per neser.
Shoqja ime.....Sikur te me kerkohej te shkruaja edhe me gjate do ta beja....Te njohesh miken time duhet te jesh futur ne boten e saj...por po e mbyll me thenien e saj:"BOTA ESHTE PORTOKALLE,CDO E MIRE KA NJE TE LIGE DHE CDO E LIGE ESHTE PARANDJENJE PER LUMTURI."

No comments:

Post a Comment

Fonetike

Fjala fonetike vjen nga greqishtja e vjeter. Fonetika eshte dege e gjuhesise qe studion mjetet tingullore te nje gjuhe si theksin,intonaci...